Lleshaj në Vlorë: “Policia e shtetit duhet të ndjekë me rigorozitet se si drejtuesit vendorë ushtrojnë përgjegjësitë e tyre shtetërore”

I pranishëm në Vlorë, në një takim të realizuar në ambjentet e portit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ka anashkaluar pyetjen drejtuar rreth situatës mbi sigurinë dhe kërcënimet ndaj kreut të demokratave Lulzim Basha.

“Siguria e Bashës, nuk kam ndonjë informacion që është kërcënuar. Sigurisht që jam në djeni të një letre që ka shtruar edhe disa pyetje, por nuk ka asnjë informacion që siguria e Bashës të jetë kërcënuar në mënyrë specifike.

Ka një letër publike të zotit Gazmend Bardhi që ende nuk e kam lexuar. Takimet e mia janë të shumta dhe takohem me të gjithë, kjo është puna ime”, është shprehur Lleshaj.

Referuar situatës aktuale në prag të zgjedhjeve dhe vendimeve të kryetarëve të bashkive të djathta, Lleshaj ka theksuar se askush nuk mund të ndërhyjë me forcë. Atribute force në një shtet ligjor i ka vetëm policia e shtetit.

“Referuar situatës në Selenicë mbi vendimin për largimin e materialeve zgjedhore, nëse do të ketë ndërhyrje apo jo ,dua të them se afati i kryetarëve të bashkive mbaron tani.

Ndaj është absurde të mendojmë se ai lufton me forcë për të zgjatur mandatin e tij, ndërsa kryetarit të bashkisë Selenicë i them të heq nga fjalori fjalën forcë.

U bëj thirrje të kthjellohen ,nëse do të bëjnë veprime kundër ligjit do të përballen pikërisht me ligjin.”

Lleshaj ka prekur edhe situatën e kultiuvimit të bimëve narkoike me kontrollet që vijojnë, ndërsa pas 15 qershorit përgjegjësi për kultivimin do të kenë të gjitha institucionet. Nëse konstatohen bimë ,në territorin përgjegjës të kujtdo institucioni do të jetë një barrë ligjore mbi ta.

Siguria në plazhet e vendit një tjetër problematik e rrahur fort, që sipas Lleshajt ka ende për të përmirësuar.

“Masat e marra për të garantuar standtartet e kërkuara lidhur me sigurinë në plazhe, nuk janë ende ato që duhet. Në shumë plazhe të vendit nuk kanë përfunduar masat që lidhen me sigurinë në plazhe. Meriton një ndërhyrje të fortë dhe të thellë nga te gjitha strukturat, pasi plazhet e vendit janë pasuri publike.

Kjo pasuri nuk mund të shkatërrohet, nuk mund të lejohet asnjë centimetër që të abuzohet nga përdorues të paligjshëm.

Këtu autoritetet vendore janë përgjegjësit kryesor. Policia e shtetit duhet të ndjekë me rigorozitet se si drejtuesit vendorë ushtrojnë përgjegjësitë e tyre shtetërore.”

Loading...