Eshte rritur numri i efektivave te policise qe kane marre lendime nga protesta tek kryeministria dhe Parlamenti.
Shifra eshte dhene nga Ministri i Brendshem Sander Lleshaj në twitter:
5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik, shkruan Lleshaj.
Me heret u raportua se kater efektiva te policise kishin perfunduar ne spital te plagosur si pasoje e perplasjeve gjate protestes tek kryeministria dhe Parlamenti.
Njeri prej ketyre efektivave eshte dejgur ne fytyre nga fishekzjarret ndersa tre kolege te tij kane marre lendime fizike nga perplasja me protestuesit dhe perdorimi i mjeteve te forta gjate perballjes me turmen.
Si pasoje e lendimit te efektivave te policise, pas ministrit te Brendshem Lleshaj, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama:
Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit.