Lleshaj: “Të forcojmë dënimin penal ndaj atyre që posedojmë në mënyrë të paligjshme armë”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi, njeriu që duhet të krijojë siguri për shqiptarët, habit me deklaratat e tij publike.

Pas matjes së kohës me përqindje, deklaratë e bërë në Han të Hotit, Lleshi sot ka bërë një tjetër deklaratë sa të çuditshme aq edhe tronditëse.

‘Ashtu siç futen cigaret kontrabandë në Shqipëri, futen edhe armët’, tha sot Sandër Lleshi në Kuvend.

‘Sot Shqipëria prodhon fishekzjarrë, që shtruat pyetjen nga hynë. Sigurisht prodhohen në mënyrë të paligjshme, janë prodhuar për eksport, por janë prodhuar këtu. Sa i përket kufirit, ne nuk mund ta bllokojmë kufirin tani, se nuk është më me tela me gjemba, por është i gjelbër.

Ashtu siç futen kontrabandë cigaret, mund të futen edhe armë.

Ne do të forcojmë kriteret për mbajtjen e armëve edhe në mënyrë të ligjshme. Të forcojmë dënimin penal ndaj atyre që posedojmë në mënyrë të paligjshme armë’, tha Sandër Lleshi në fjalën e tij në parlament.

Loading...