Ministri shkruan mes tjerash se studentët do të bëhen pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit pas një sërë trajnimesh, të cilat do të kryhen nga Akademia e Sigurisë. Kjo nismë sipas Lleshaj, i hap rrugë pasurimit të Policisë së Shtetit me ekspertë të rinj dhe një të ardhme më premtuese.
“Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.
Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë. #EkspertëTëRinjNëPolici”, shkruan ai.
(n.m/BalkanWeb)