Në pjesën e fundit të emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishte i ftuar logopedi Enrik Selimi, për të folur për vonesat gjuhësore që hasin fëmijët, ku duhet të drejtohen prindërit, etj.
Mjeku u shpreh në studio, se nuk duhen neglizhuar rastet kur fëmijët nuk flasin, të paktën deri kur ata bëjnë 12 muaj e parë. “Vonesat gjuhësore është një term shumë i gjerë, që haset në të gjitha moshat tek fëmijët. Por, duhet të kemi parasysh faktin se kur duhet ta ku8ptoujm që këtu ka një problem.
Pra, në qoftëse deri në 12 muaj nuk thotë të paktën fjalët mam, apo babë këto duhen këshilluar me specialistët për të parë që diçka nuk shkon në rregull”, u shpreh Selimi. Mjeku e vendosi theksin tek një tjetër problem dhe shqetësues kohët e fundit, tek përdorimi i celulareve nga fëmijët, sidomos në moshë fare të vogël.
“Më vjen keq kur dëgjoj prindërit, që thonë se e kam fëmijën 2 vjeç edhe dinë të përdor shumë mirë celularin. Në këtë moshë ata duhet të dinë të flasin fjalët e para, dhe jo të mburren me telefonin. Apo raste të tjera kur prindërit nuk u flasin fëmijëve të tyre, me idenë se i lodhin apo munjnë. Është gabimi më i madh që u bëjnë, në këtë moshë duhet të merren shumë me ta, tu flasin dhe jo t’ua mbyllin gojën duke u lënë mjete4t teknologjike në duar ”, u shpreh ai. Më tej ai tha se “nëqoftëse fëmija nuk flet në 3 vjeçarin e parë, nuk duhet të presin më shumë për të reaguar, pasi kjo e dëmton fëmijën”.
Ndër të tjera ai tha se duhet të shmangim shprehitë klishe, që djemtë flasin më vonë se vajzat, sipas tij kjo nuk është aspak e vërtet, saqë për tu neglizhuar nga prindërit. “Shumica e prindërve gabojnë duke dëgjuar fjalët klishe që djemtë flasin me vonesë, ndërsa vajzat janë më të shkathëta dhe reagojnë, flasin më shpejtë. Ky është gabim, kjo nuk e përjashton faktin se edhe djali duhet të flasë të paktën ata 2-3 fjalët e para”, tha ai.
Ndërkohë, ende në ditët e sotme studiuesit nuk kanë rënë dakord për një shpjegim për këtë vonesë specifike. Megjithatë, ata kanë përcaktuar se ata që flasin vonë kanë më shumë gjasa të kenë një histori familjare të vonesës së hershme të gjuhës, të jenë meshkuj dhe të kenë lindur në më pak se 85% të peshës së tyre optimale të lindjes ose në më pak se 37 javë shtatzënie.
Është përcaktuar gjithashtu se afërsisht 13% e dy vjeçarëve flasin vonë. Fëmijët 18 muajsh duhet të përdorin të paktën 20 fjalë, duke përfshirë lloje të ndryshme fjalësh, si emra. 24 muajsh duhet të përdorin të paktën 100 fjalë dhe të kombinojnë 2 fjalë së bashku.