“Big Brother” u bëri një lojë sot banorëve duke futur në shtëpi Romeon në vend të Donaldit. Ky i fundit u ndërrua me të vëllain në dhomën e surprizave. Më pas Romeo hyri në shtëpi sikur të ishte Donaldi dhe fillimisht askush s’e vuri re, madje dhe Beatrix nuk tha asgjë.
Pasi e vërteta u zbulua, Arbana e pyeti këngëtaren në dhomën e rrëfimit: Si nuk e njohe moj? Ajo tha se në ato momente nuk po ndihej mirë dhe kishte frikë mos e kapte paniku.
“E njoha, por në fillim ngaqë mendova…thashë kushedi, çfarë nuk bën vaki. E pashë me nerva, thashë lëre, ndenja, pastaj kur e kam kthyer kokën që po bërtiste thashë po më kap ndonjë panik, thashë nuk jam mirë, mendova se ishte problemi te unë. Edhe tani e shoh me dyshim”, tregoi Beatrix.