Ministrja britanike e Punës dhe Pensioneve, Esther McVey dha sot dorëheqjen, largimi i tretë në qeverinë e kryeministres Theresa May për çështjen e projektmarrëveshjes për Brexit të arritur me Bashkimin Europian.
‘’Marrëveshja që ju prezantuat dje (të mërkurën) në kabinet nuk pasqyron rezultatin e referendumit të 16 qershorit 2016, ku 52% e britanikëve u shprehën pro daljes nga BE-ja”, shkruan ministrja, e cila votoi personalisht për daljen nga BE-ja, në letrën e dorëheqjes të publikuar në profilin e saj në Twitter.
Ministri britanik i ngarkuar për Brexit, Dominic Raab paraqiti sot dorëheqjen për shkak të kundërshtimit të tij të projektmarrëveshjes për Brexit të arritur nën drejtimin e kryeministres Theresa May me Bashkimin Europian.
Edhe sekretari britanik i Shtetit për Irlandën e Veriut, konservatori Shailesh Vara njoftoi sot dorëheqjen për shkak të qëndrimit kundër projektmarrëveshjes për Brexit të arritur nga qeveria britanike me Bashkimin Europian.ATSH