LONDËR – Jep dorëheqjen sekretari i Shtetit për Irlandën e Veriut

Sekretari britanik i Shtetit për Irlandën e Veriut, konservatori Shailesh Vara njoftoi sot dorëheqjen për shkak të qëndrimit kundër projektmarrëveshjes për Brexit të arritur nga qeveria britanike me Bashkimin Europian.

Ky është largimi i parë nga qeveria e kryeministres Theresa May që prej miratimit të dhënë të mërkurën nga ekzekutivi i saj për projektmarrëveshjen që liderja do të përdorë duke nisur nga e enjtja për ta mbrojtur para një Parlamenti shumë të përçarë.

”Nuk mund të mbështes marrëveshjen e largimit të arritur me Bashkimin Europian’’, sqaron Vara në letrën e dorëheqjes publikuar në profilin e tij në Twitter.

Vara vlerëson se ”teksti prej 585 faqesh nuk i përgjigjej vullnetit të britanikëve për largimin nga BE-ja, e shprehur me votë në referendumin e qershorit 2016, duke e lënë Britaninë e Madhe në gjysmë të rrugës, pa një datë përfundimtare për të përcaktuar se kur do të jemi më në fund një komb sovran”.ATSH

Loading...