Mesa duket Lorik Cana nuk është vetëm idhull i të rinjve shqiptarë që duan të ndjekin rrugën e tij në futboll. Ish- kapiteni i Kombëtares Shqiptare ka fansa edhe jashtë vendit, që e duan dhe vlerësojnë punën e tij.
Pak orë më parë ai është surprizuar dhe ka marrë një letër mjaft të përzemërt nga një fans polak të cilën e ka publikuar në Instagram.
“I dashur Lorik Cana,
Dua të të uroj më të mirat dhe të të përgëzoj për suksesin në futboll. Jam një fans i madhi i joti që prej viteve kur luaje me O.Marseille. Më vonë të kam ndjekur në karrierën tënde në të gjitha klubet kombëtare. Ke qënë gjithmonë futbollisti im i preferuar, inspirimi dhe heroi im i fëmijërisë.
Prandaj dua të të kërkoj të më dërgosh një foto tënden me autograf. Kjo do të thotë shumë për mua, do të jem falenderues dhe shumë i lumtur.
Faleminderit për mirësinë dhe emocionet në futboll. Me këtë letër kam dëguar edhe një dhuratë të vogël për fondacionin ‘Lorik Cana 5 Foundation’”- shkruan fansi në letrën e Canës.
Futbollisti shqiptar nuk ka mundur ta fshehë emocionin dhe falenderimin për këtë fans duke postuar letrën dhe falenderuar për fjalët dhe dhurimin për fondacionin e tij që mbështet sportin.