Lot, puthje, premtime dhe dashuri/ Kë zgjodhi Xhoni Selmën apo Rominën në ‘Love Story’

E para që takoi Jonny në takimin e fundit në Love Story mbrëmjen e kësaj të hëne ishte Sellma.

Shumë të emocionuar të dy u prekën dhe me lot në sy i premtuan njëri-tjetrit se do të jenë pranë si dy miq të vërtetë.

Sellma: Mendoja që do përfundonim bashkë, por rrugëtimi jonë përfundoi këtu. Unë jam mirënjohëse që kam njohur një mik shumë të mirë këtu në Love Story. Unë për ty do jem ajo Sellma që ke njohur para programit dhe pas kamerave.

Jonny: Do të kem gjithmonë xhan. Kur të më kesh nevojë do të jem aty.

Menjëherë pas Sellmës nga shkallët ka zbritur Romina e cila i ka dedikuar Jonny një tjetër këngë.

Të dy pa folur asnjë fjalë janë përqafuar duke lënë të kuptohet se do të dalin bashkë nga ky program.

Jonny: Unë e di që do e kemi të vështirë dhe pse jemi larg unë në Gjermani ti në Shqipëri. Ka ardhur momenti për Jonny që zbriti nga ajri në tokë.

Romina: E kemi përballuar që nga dita e parë, kritikat e publikut që nuk e vlerësonin dashurinë tonë me shikim të parë.

Loading...