Deklaratat e Kristit se ka ndodhur dicka mes tij dhe Deas pas fikjes së kamerave ka shkaktuar debate me tone të ashpra.
Në ‘Love Story Talk’, Dea theksoi se mes saj dhe Kristit nuk ka pasur marrëdhënie seksuale dhe tha se të gjithë duhet të jenë të qartë.
Ajo kërkoi nga Kristi që të mos përmendte më emrin e saj në lidhje me këtë gjë.
Dea: Më duhet vetëm që… Besoj se duhet të jetë e qartë, për mua, për vajzat, për djemtë, për të gjithë. Nuk e di, Kristi e di që ti doje të jepje një shembull që nëse vete me një vajzë mbaroj aty. Nuk është shumë e nevojshme që të aludosh apo të përdorësh emrin tim. Mund të ngjallin edhe diskutime apo aludime dhe njerëz mund të thonë: Ah po, Dea dhe Kristi kanë bërë seks së bashku. Dua që të qartësohet për mua dhe për publikun, që kjo gjë nuk ka ndodhur.
Kristi: Unë mora shembullin.
Dea: E kuptoj. Unë jam shumë e qartë. Por dua të jenë të qartë, djemtë, vajzat, juria dhe publiku. Nuk dua ta përmendësh më, jo po ‘one night stand’, jo po shkova në shtrat. Është e tepërt. Stop.