Në 6 shator Lëvizja Socialiste për Integrim feston 15-vjetorin dhe këtë ditë të rëndësishme ka vendosur të ftojë dhe kundërshtarët politikë.
Ftesa janë shpërndarë jo vetëm për themeluesit, por edhe për kontribuesit ndër vite, miqtë, aleatet e saj.
TCh ka publikuar një ftesë që ka mbërritur në zyrën postare të kryetarit të Kuvend Gramoz Ruci, ndërsa një e tillë pritet të mbërrijë edhe për selinë rozë.
Nuk dihet nëse Ruçi do të marrë pjesë në festën e LSI-së, por gjithashtu mësohet se ftesa u janë dërguar edhe ministrit Pandeli Majko, deputetëve Ditmir Bushati dhe Niko Peleshi, si dhe disa ish-ministrave të tjerë të PS-së.
Loading...