Luan Rama: “Shteti drejtohet me kushtetutë, o budallej!Jo me rezolutë”

Mazhoranca dhe opozita e re kanë votuar me shumicë votash rezolutën “shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Kjo nismë e shumicës erdhi si një përgjigje ndaj vendimit të Presidentit Meta, i cili nuk ka njohur Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Por lidhur me këtë akt të paprecedentë të mazhorancës reagon edhe ish deputeti i LSI, Luan Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Rama i tregon shumicës se shteti drejtohet me kushtetutë dhe jo me rezolutë.

“Shteti drejtohet me kushtetutë, o budallej!Jo me rezolutë”, shkruan Rama në postimin e tij.Kjo nismë e mazhorancës është përkrahur edhe nga deputetët e opozitës së re të cilët bashkë me PS kanë mbledhur në parlament 97 vota pro. Ndërkohë që vetëm 4 vota ishin abstenim gjatë seancës plenare

Loading...