Luan Rama: “Tërmeti i 26 nëntorit tragjedi e paralajmëruar”

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj garantoi nga Durrësi se asnjë objekt i dëmtuar nga tërmeti dhe ku ka pasur viktima, nuk do të shembet pa u marrë më parë provat materiale për të përcakuar përgjegjësinë penale.

Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Luan Rama kërkoi që Prokuroria të bëjë publike hetimet për dy tërmetet e fuqishëm që tronditën së fundi vendin dhe të mos preken skenat e ngjarjeve.

Lleshaj inspektoi nga Durrësi pallatet që do të shemben për shkak të dëmtimit nga tërmeti.

Ai garantoi se fillimisht në çdo pallat do te merren provat materale për të përcaktuar përgjegjësinë, e më pas do të bëhet shembja.

Ndërkohë sipas nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama shprehet se në rrënojat e krimit ka autor përgjegjës, që duhet të japin llogari. Në fund Rama kërkoi nga prokuroria të informojë se çfarë ka bërë për tërmetin e 21 shtatorit ku 960 objekte u shpallen të pabanueshme.

Loading...