Luana dhe Krenari nuk janë ndarë, ata po planifikojnë të martohen në shtator

Luana Vjollca nuk ndalon së punuari. Pasi përfundoi sezonin e suksesshëm të “Shiko kush Luan” moderatorja duket s epo punon edhe për një këngë. Ndërkohë, lajmë të reja ka për jetën e saj personale. Prej vitesh në një marrëdhënie me Krenar Çoçajn, dyshja duket se më në fund ka gjetur gjuhën drejt martesës.
Dyshja ësht ënjë ndër çiftet më të pëlqyera, por edhe më hermetike në shoëbizzin shqiptar, duke preferuar që ta mbajnë lidhjen sa më diskrete, madje mundësisht duke e shijuar lirshëm vetëm jashtë kufijve të Shqipërisë, por prapë në rrjetet sociale nuk kanë munguar foto nga kjo dyshe. Shpesh ata janë përfolur për një ndarje, duke qenë një nga çiftet me statusin më të ndryshueshëm. Disi largësia dhe disi xhelozia ka bërë që Luana dhe Krenari shpesh të kalojnë kohë edhe të ndarë.

Luana dhe Krenari nuk janë ndarë, ata po planifikojnë të

Por mesa duket gjithçka i përket të shkuarës dhe tanimë dy të rinjtë kanë konsoliduar këtë raport dhe janë gati për hapin e rradhës. Nëse 29-vjetori e gjeti Luanën beqare, pasi në atë kohë ishte e ndarë nga Krenari, duket se 30 vjetori do ta gjejë me status të ndryshuar.

Bëhet me dije se shoëgirli dhe menaxheri i VIP-ave janë duke organizuar dasmën e tyre pikërisht në shtator. Pasi të lënë pas një sezon të ngarkuar me projekte dhe shfaqje, ajo dhe Krenari do ti thonë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni tejet intime, duke mos preferuar që të kenë shumë të ftuar në ditën e tyre më të rëndësishme.

Luana dhe Krenari nuk janë ndarë, ata po planifikojnë të

Qëkur lidhja e tyre u bë formale ata kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke gjetur pak kohë mes shumë angazhimeve për të qëndruar pranë njëri-tjetrit, ndaj duket se edhe kësaj largësie, që shpesh është bërë motiv për ndarjen tashmë do ti vijë fundi. Duke njohur natyrën diskrete të Luanës, vështirë se ajo do të pranojë të ndajë detaje me fansat e shumta që ka. Ndaj ne nuk na pretet gjë tjetër veçse të presim shtatorin, për të parë nëse çiftit do ti shpëtojë ndonjë copëz nga intimiteti i dasmës së tyre.

Loading...