Ditën e sotme ka ditëlindjen moderatorja e njohur Luana Vjollca. Moderatorja mbush sot 32 vjeç.
Ajo ka marrë urime të shumta për ditën e saj speciale, por më i bukuri duhet pranuar se ishte nga motra e saj, Marina Vjollca.
Ajo ka shpërndarë disa fotografi në Instagram, në të cilat shfaqet me vajzën e saj, Marget.
“Për tezen më të mirë në botë, Zoti të. bekoftë me të gjitha dëshirat e zemrës suaj. Urime ditëlindjen teze Ana. Të duam shumë”, ka qenë dedikimi i Marinës për Luanën.
Siç shihet edhe në foto, Luana ka një lidhje speciale me mbesën e saj, Marget.
Loading...