‘Luani mund të zbutet, por unë jam specie tjetër’, Ibrahimoviç flet për karrierën: Kurrë nuk jam i kënaqur me veten time

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç aktualisht i është përkushtuar kombëtares, ku në dy ndeshje ka arritur të jetë deçiziv dukë dhënë dy asiste për shokët e ekipit. Në një intervistë për gazetën ‘’Champions Jour
Ju mund të zbutni një luan, por nuk mund ta zbutni Zlatan. Unë jam një lloj kafshe tjetër. Në vitin 2017 u dëmtova rëndë tek Manchester United dhe mu desh një vit që të kthehesha dhe të ndihesha i gjallë. Të jem i sinqertë, rikuperimi ishte shumë i mërzitshëm. Ishte punë mendore që nuk isha mësuar. Jam mësuar të prek topin dhe jo të rri kot. Kisha shumë miq rreth meje që më motivonin çdo ditë dhe ia dola”, u shpreh Ibra.nal’’, Zlatan u shpreh se nuk është kurrë i kënaqur me veten e tij dhe zbuloi se është një ‘’specie’’ e rrallë dhe nuk mund të zbutet.

“Unë kam një problem, kurrë nuk jam i kënaqur me veten time. Unë jam 39 vjeç dhe me atë që kam bërë, mund të mos kem nevojë të punoj sepse bëj një jetë të mirë, por e bëj sepse e kam pasion futbollin. Ndoshta kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot dhe jam në gjendje të luaj dhe të bëj atë që po bëj, sepse nuk ka shumë që luajnë në moshën time.

Loading...