Ai tha se Rama po tenton të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese për t’i shpëtuar 13 tetorit.
“Debati nuk bëhet me deklarata publike, por duke u ulur, madje jashtë kamerave. Opozita duhet të dalë me një opsion, jo me dy.
Problemi ynë është ky: sikur të kishte drejtësi, shumë prej këtyre do të iknin vetë.
Për 13 tetorin nuk është punuar shumë dhe problemi është nëse do ta pranojë Rama. Nuk kam besim që mazhoranca me Ramën në krye mund t’i rikthehet mundësisë së zgjedhjeve.
Projekti është që edhe Gjykata Kushtetuese të kapet nga mazhoranca dhe jemi në regjimin e komunizmit dhe do ngrihet sërish pikëpyetja se si duhet rrëzuar ky regjim”, tha Lubonja në “News 24”.
Më tej ai tha se njerëzit janë të lodhur e të zhgënjyer nga politika ndaj edhe nuk kanë dalë në votime.
“85% e njerëzve nuk kanë votuar. Njerëzit janë të lodhur me politikën. Unë e di që edhe ata që kanë votuar për socialistët, nuk votojnë më. Ai që voton Erion Velijan ose është trutharë .. Unë nuk mendoj se shqiptarët janë aq budallenj. Ka një zhgënjim të madh. Ata që nuk votojnë, nuk votojnë se janë të zhgënjyer nga politika në përgjithësi. Por duke parë që PS po shkon nga shiu në breshër, opozita duhet të punojë me njerëzit, t’i takojë. Plani shkatërrimtar i Ramës është afatshkurtër, ai mund ta mbajë pushtetin dhe për ca”, tha ai.