Duke iu referuar marrjes së Presidencës së OSBE nga vendi ynë por edhe reagimeve të OSBE për situatën në vend, Lubonja tha se me kryesimin e Shqipërisë i humb fare vlera.
‘Ashtu siç e di unë dhe mund ta kontrollojmë, Shqipëria u zgjodh sepse hoqi kandidaturën e vet Norvegjia.
Për mua debati lidhur me OSBE-në lidhet me atë që në thelbin e vet se çfarë përfaqëson OSBE dhe me çfarë mund të na ndihmojë në procesin demokratik.
Ne e kemi këtë të OSBE dhe shkojmë e qahemi dhe nga ana tjetër jemi dhe kryetarë të OSBE. Pikëpyetja e madhe është a ka ndonjë fuqi kjo OSBE-ja? Për mendimin tim, OSBE nuk ka ndonjë fuqi.
Rasti i turkut e tregon këtë. OSBE-së me kryesimin e Shqipërisë i humb fare vlera dhe nuk mund të shpresojmë shumë nga OSBE’, deklaroi Lubonja. /BW