Analisti Fatos Lubonja komentoi mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit gjatë një interviste për News24. Lubonja tha se “të gjithë aty po dalin sikur po qajnë hallet tona”.
Sipas analistit, paradoksi është se kjo propagandë po bëhet nga i njëjti kryeministër që u thotë njerëzve mbylleni televizorin se është si të kesh shejtanin në shtëpi.
“Për fakt të keq, kryeministri ka zaptuar skenën. Ky bën edhe shefin e emergjencave, shefin e rindërtimit, shefin e mbledhjes së ndihmave, edhe kryetarin e bashkisë. E pe si i tha kryetarit të bashkisë: lyej shkallën,” tha Lubonja.
Lubonja ‘paralajmëroi’ edhe inxhinieren Luljeta Bozo.
“Shqiptarët nuk janë aq budallenj për të kuptuar se këtu kemi të bëjmë me një “one man show”. Tërmeti tregoi se Rama nuk e ka bërë mirë punën. Nëse shqiptarët, siç thoni ju, qenkan aq budallenj dhe nuk e kuptojnë që ky po tallet, atëherë është fatkeqësi. Njerëzit manipulohen.
Aty kishte marrë edhe ekspertë, pashë edhe Luljeta Bozon, sepse për mendimin tim nuk ka pse t’i bëjë atë koperturë se flet gjëra të mençura atje, të qarta, që qëndrojnë dhe nuk ka pse të bëhet përgjegjëse për një dështim të radhës”.