Lubonja: “Politika na e ka sjellë në majë të hundës.Njerëzit duhet të pushojnë tani”

Për analistin Fatos Lubonja, politika shqiptare po ndikon gjithnjë e më tepër negativisht njerëzit.

Duke atakuar disa prej vendimeve të mbrapshta, sipas tij, të qeverisë, si tentativa për të prishur Teatrin Kombëtar dhe ndërtuar aty kulla shumëkatëshe, Lubonja tha se çdo ditë që kalon kjo politikë po sjell efekte të padëshiruara te qytetarët.

“Politika na e ka sjellë në majë të hundës. Njerëzit duhet të pushojnë tani. Edhe unë nuk do të doja të isha këtu.

Tani del kjo puna e Teatrit për ta shembur. Dhe pse, për të ndërtuar aty gjashtë kulla”, u shpreh Lubonja.

Analisti i njohur këmbëngul se Teatri është një aferë korruptive ku sipas tij janë përfshirë pushtetarët më të rëndësishëm të vendit.

“Unë kam një kohë të gjatë që e njoh këtë problem. Ashtu siç prishi stadiumin, ku edhe ai kishte vlerat e veta, Rama kërkon të shembë Teatrin. Në Itali është stadiumi i Firences, “Artemio Franchi” quhet, i ndërtuar që në vitin 1930 dhe nuk guxon kush ta prekë atë. Është stadium i ndërtuar në shekullin XX“, tha shtoi Fatos Lubonja.

Loading...