Lubonja: Protestat ndërgjegjësojnë, Të kërkohet dorëheqja e Veliajt

Analisti Fatos Lubonja ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj për shembjen e Teatrit Kombëtar. Lubonja foli në studion e News24 për protestën e sotme të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe situatën aktuale. Ai tha se protestat nuk e kanë rrëzuar Ramën por kanë luajtur rolin e ndërgjegjësimit të njerëzve. Sipas tij, duhet të kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Sa i përket vijës së kuqe të përmendur shpesh nga opozita, Presidenti dhe kryeministri, Lubonja tha se Rama ka shkelur vijën e kuqe të ligjit dhe mbrojtëset e tij, prokuroria, drejtësia duhet të ndërhyjnë.

Me ç’përshtypje u larguat nga ajo protestë të hënën?
Është një përshtypje që ka dy anë. Ka në një anë një numër gjithmonë e më të madh njerëzish të zhgënjyer, të lodhur, të irrituar për gjithë këto politika që bëhen dhe nga ana tjetër frustrimi i këtij zhgënjimi që shkarkohet nëpërmjet protestash vetëm pjesërisht, përpara një shurdhërie që është në krahun tjetër dhe që lind nevoja të fuqizohet përmes një proteste.

Ka një popull të rraskapitur të zhgënjyer që megjithatë proteston.

Protestat kanë treguar se nuk kanë ndryshuar diçka në final, tani kthehet një valë tjetër por si duhet të vijohet?
Protestat kanë treguar se nuk rrëzohet një regjim me protesta. Historia jonë ka treguar se protesta ka pasur dhe gjithmonë ka pasur një shurdhëri nga ana e atij në pushtet. Heqim’ 97 që ishte katastrofë ku nuk kemi arritur por ndoshta do arrijmë me Edi Ramën por protesta kanë luajtur rolin e ndërgjegjësimit të njerëzve.

Prisni ndonjë ndryshim nga ajo e së hënës?
Unë pres sot nga protesta atë që thashë dhe më herët që të vazhdojë të ngulmohet, të kërkohet dorëheqja e kryetarit të bashkisë dhe të bëhet protestë dhe para prokurorisë se këtu përveç debatit duhet s’duhet këtu kemi të bëjmë me një seri shkeljesh dhe krimesh ndaj ligjit, të cilat duhet të merren në duart e prokurorisë dhe prokuroria qartas nuk do të veprojë sepse është e kapur duket sheshit. Kështu duhet të fillojë një proces, janë bërë shumë krime këtu. Krimi në Teatër fillon qysh me shembjen pa projekt.

Projektin nuk e jep dot as bashkia për Teatrin Kombëtar e jep qeveria. Ai nuk ka projekt. Ai s’duhet ta kryente aktin e shkatërrimit se nuk ka projekt. Kemi shkatërrim kundër ligjit. Si u bë ky projekt, ia paska kërkuar Edi Rama këtij danezit. Jo shpallet një konkurs dhe zgjidhet.

Këtu kemi një bandit dhe kreun e një bande që nuk pyet për ligjin. Vijë të kuqe nuk i vë dot askush një kryeministri apo një qytetari. Vijë të kuqe të vë vetëm ligji dhe ky ka shkelur vijën e kuqe të ligjit dhe mbrojtësi i vijës së kuqe të ligjit që është prokuroria, drejtësia duhet të ndërhyjë. Këtu kemi të bëjmë me këtë shkatërrim të një prone publike.

Ka njerëz që nuk vijnë dhe nga pandemia. Ky ka shfrytëzuar dhe pandeminë për të kryer këtë krim sepse vetë rri atje në Surrel.
Çështja e këtij teatri e para është çështje ligji, shkelje ligji. E dyta, nuk është vetëm e artistëve por edhe e qytetarëve.

Kjo çështje e reduktuar sikur janë ca artistë pro e ca kundër është një nga mashtrimet e shumta që kanë bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Pretendon se kam shumicën e aktorëve, ky ka pakicën e hajdutëve që qeverisin Shqipërinë dhe është në krye të trafikantëve të drogës. Nëse ata janë shumicë, po ikim.

Loading...