Kjo sipas Lubonjës faktohet edhe nga tallja që i bën kryeministri Rama popullit opozitarë, të cilin sipas tij, e quan “dele”.
Ai theksoi se nëse pranohet kjo situatë për stabilitet siç thonë të huajt në Shqipëri, atëherë kjo është një rrugë e pasigurt për ekonominë dhe për lirinë e individit.
“Është e qartë se këtu kemi një projekt të Edi Ramës për të kapur pushtetet, ndërsa opozitën e tall dhe e përqesh dhe i thotë opozitarëve ‘dele’. Nëse do të pranojmë këtë për stabilitet, atëherë kjo do të na çojë nesër në situatë tjetër”, tha ai.
(BalkanWeb)
Loading...