‘Lufta mes bandave’, hakmarrja që solli vrasjen e biznesmenit në Vlorë, autorët vrasës me pagesë

Policia u vu në ndjekje të makinës së tyre, asnjë gjurmë nga atentatorët e Bledar Bircaj. Blutë e Vlorës thanë se ishin në gjurmë të makinës dhe po e ndiqnin në rrugën e lumit të Vlorës, 4 orë pas ngjarjes ende asnjë shenjë nga makina apo atentatorët.

Ndërsa burime nga grupi i ekspertëve thonë se personi që ka qëlluar në drejtim të makinës tip bmv dyshohet të jetë profesionist.
Kjo pasi plumbat e lëshuar në drejtim të objektivit kanë qenë të orientuara dhe me shenjë drejt viktimës. Dyshohet se vrasësit kanë qenë me pagesë referuar saktësisë së plumbave.

Ndërsa zëra thonë se atentati i sotëm është në vazhdën e vrasjeve të ndodhura në vitet e fundit në qytetin bregdetar. Një luftë hakmarrjes mes bandave të qytetit, që shënojnë një numër të lartë viktimash.Banda të njohura në Vlorë si ajo e Belgjikës dhe e Spanjës./lajmifundit

Loading...