‘Luftë në kolltuk është dreqi e mori’, Rama: Jemi shumë më mirë se shumë vende të tjera

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria deri tani është shumë më mirë se shumë vende të tjera sa i përket statistikave dhe kurbës së koronavirusit.

Ai ka thënë se masat por respektohen në mënyrë fantastike nga shumica e popullsisë përjashtuar disa raste minimale që duhen eleminuar plotësisht.

Po ashtu kryeministri në nerva e sipër ka theksuar se kjo është një luftë në kolltuk, dhe madje nuk është heroizëm sepse është një detyrë themelore për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.

”Java që kemi hyrë është e parashikuar. Nuk kemi hedhur fall. Është algoritëm dhe bazuar mbi statistikat e botës. Është javë shumë shumë e vështirë. Por aman është vendimtare së bashku me një apo dy javët e tjera për të mos lejuar që numrat të shkojnë në stratosferë dhe pastaj të jetojmë një katastrofë humanitare dhe kombëtare.

A ka dhënë rezultat karantina 2- javore?

Ka një model statistikor që është ndërtuar bazuar në trajtektoren e vendeve pas 20 infektimeve të para. Nëse e shohim, ne jemi shumë më mirë se sa shumë vende të tjera. Pse? Sepse morëm masat më shpejt dhe po i respektojmë ato.

Ka një lloj alarmi, nuk është i pavënd por edhe pak I ekzagjeruar pasi shkeljet që ndodhin dhe parregullsitë na acarojnë por janë minimale me atë që po bën shumica e popullsisë. Një rast në një treg, apo disa raste ecjesh në rrugë mirë është të eleminohen plotësisht. Por nuk janë një arsye për të thënë se po dështojmë në aplikimin e masave si popull. Po bëjmë diçka fantastike. Dhe duhet të eleminojmë çdo sjellje që të shmangim katastrofën që mos numërojmë mos o zot mijëra. Kjo mund të ndodhë nëse nuk jemi të vetëdijshëm, dhe të kemi humbje minimal.e Edhe një humbje jete është humbje jete por duke ditur dhe duke qenë të vetëdijshëm që nuk i shamngim dot, duhet të jemi të fokusuar që me ndihmën me mbështetjen tonë, me besën tonë në këto luftë. Luftë në kolltuk dreqi e mori, luftë në kolltuk. Llogjika e thjeshtë është ulu rri në kolltuk. Kjo nuk është një sakrificë e madhe. Kjo nuk është heroizëm që të rrish në shtëpi.”- tha Rama.

Loading...