Edhe këtë të shtunë, si dy të tjerat paraardhëse, Parisit i është “vënë flaka” nga protesta e qytetarëve të vetëquajtur “Jelekët e Verdhë”.
Mijëra protestues kanë dalë në bulevardin “Champs Elysees” edhe një herë për të ngritur zërin kundër rritjes së çmimit të karburantit të propozuar nga presidenti Macron.
Protesta e sotme ka shënuar edhe përplasje të ashpra mes qytetarëve dhe policisë, ku janë përdorur tymuese, gaz lotsjellës, gurë, shashka e gjithçka tjetër që e bën Parisin të duket sikur është në luftë civile.
Për çfarë protestojnë saktësisht qytetarët francezë?
Macron, si masë për të ulur ndotjen e ajrit ka menduar që të rrisë çmimet e karburanteve dhe kjo do drejtonte njerëzit të mos përdornin dot makinat si shak i çmimit të lartë të furnizimit.
Në janar të këtij viti qeveria e Macron rriti me 7.6 centë naftëm dhe me 3.6 centë benzinë. Ndërsa ka paralajmëruar se do të ketë rritje edhe në vitin 2019 duke nisur që nga 1 janari. Nafta do rritet me 6.5 centë, ndërsa benzina me 2.9 centë.
Mbetet për t’u parë se çfarë do sjellin protestat qytetare, ndërkohë që Macron është shprehur i prerë se nuk do të tërhiqet nga vendimi.