Luftoni celulitin me shegë

Në qoftë se ju pëlqejnë recetat natyrale, pa kimikate apo përbërës të tjerë të dëmshëm për lëkurën, hidhini një sy recetës vijuese:

Përbërësit

1 filxhan kafeje kokrra shege

1 filxhan kafeje sheqer

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë të vogël vaj bajame

Përgatitja

Si fillim, shtypni kokrrat e shegës, pastaj shtoni përbërësit e tjerë dhe vijoni t’i përzieni mirë së bashku derisa të formohet një masë e trashë.

Mandej aplikojeni në lëkurë të lagur, duke bërë masazh të lehtë me lëvizje rrethore. Në fund, shpëlahuni me ujë të vakët ose të ftohtë.

Përzierja e mbetur mund të ruhet (e mbuluar me membranë plastmasi) në frigorifer deri në katër ditë./albstroka.com/

Loading...