Zhvillime te vrullshme nga Bjellorusia, ku Presidenti Alyaksander Lukashenko ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat ushtarake që të ndërmarrin “masa më të rrepta” për të mbrojtur kufijtë e vendit.
Presidenti Lukashenko kerkoi nje qendrese te forte përballë, asaj që ai e quajti plan të mbështetur nga jashtë për një “revolucion” në vendin e ish-Bashkimit Sovjetik.
Ai është paraqitur te dielen në një terren ushtarak në afërsi të Hrodno, e më pas është parë të shkojë në pallatin e tij në Minsk i armatosur me një AK74, gjë e cila tregon se është indikacioni i fundit se presidenti bjellorus dëshiron të mbajë pushtetin, pavarësisht protestave masive, ku po bëhet thirrje që ai të largohet nga pushteti, dy javë pasi shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale.