Perberesit
PER 10 LULE KUNGULLESHKASH
disa flet proshutë bacon
një dorë domate të vogla
4 -5 feta buke të ndenjur
4 thelpi hudhrash
një tuf e vogël kopër
2 lugë ullinjë vaji pa bërthamë
Pak vaj ulliri
Pak kripë dhe piper të zi
Pergatitja
Pastroni lulet e kungulleshkave nga pistili i brëndshëm dhe fshijini ato me delikates me një beze të njomë.
Në një tiganë me fund që nuk ngjitë thekërisni mirë bacon-in sa të behet krokant, hiqeni dhe te po i njëjti tiganë thekni pak bukën e tharë.
Me këtë mas mbushni një nga një lulet e kungullit dhe përdridhini majën e tyre që gjatë pjekjes mos dali jashtë.
Vendosini në një tavë me letër furre poshtv, shtoni dhe disa kokrra domate ekstra spërkatini me kripe, piper dhe vaj dhe piqini në 180°C për 25 minuta.
Shërbejini si antipastë ose si kontorno e një fileto mishi .
Shoqërohet me një vere të bardhe si Muller Thurgau ose nje Rose të aromantizuar.
Një recetë e thjeshtë me buken që ju mbetet, mjaftonë ti shtoni disa përbërës të tjerë per të mbushur këto lule kungujsh kaq të shijshme.