Kur babai i tij vdiq dhe u varros në një fshat të vogël të cilin ai e konsideronte shtëpinë e tij, Matt e vizitonte shpesh varrin e të atit, sëbashku me nënën e tij. Ai kishte qenë shumë i afërt me të atin, ndaj dhe shkonte vazhdimisht tek varri i tij dhe qëndronte me të dhe gjithmonë i dërgonte një tufë me lule.
Një ditë, ai vuri re diçka të çuditshme në varrin pranë atij të të atit. Nuk kishte kurrë lule mbi të, ndonëse personi kishte vdekur në moshën 37-vjeçare, ditën e Krishtlindjes.
I prekur, Matt nisi të blinte lule edhe për këtë burrë, që nuk e kishte njohur kurrë. Këtë veprim dashamirës, ai e bëri për më shumë se 2 vjet, pa i treguar asgjë askujt, e madje nisi ta mendoni atë si “mik”.
“Nisa të pyes veten nëse ndoshta kishim ndonjë lidhje të fshehtë, diçka sekrete që më lidhte me të. Ndoshta kishim shkuar në të njëjtën shkollë, ose kishim qenë pjesë e të njëjtës skuadre futbolli, diçka duhet të ishte”, rrëfeu Matt.
Kurioz për të zbuluar qoftë gjënë më të vogël për personin e varrosur krah babait të tij, Matt vendosi të kërkojë në internet. Në pak sekonda ai mori përgjigjen e tmerrshme, arsyen përse askush nuk linte lule mbi varrin e tij.
Personi në varr kishte vrarë gruan, prindërit e saj dhe më pas ishte hedhur para një treni ditën e Krishtlindjes.
“U ndjeva kaq keq për bashkëshorten e tij dhe prindërit e saj. Sigurisht nuk planifikoja që t’i çoja atyre lule një herë në disa javë, por ndjeja se duhet të bëja diçka për të kërkuar falje”.
Kështu Matt zbuloi se ku ishin varrosur familjarët e ndjerë dhe u çoi atyre tufa me lule.
“E teksa po rrija para varreve të tyre duke murmuritur ndjesën time, pas meje u shfaq një grua. Donte të dinte kush isha që po lija lule në varrin e tezes së saj dhe gjyshërve. Situatë e sikletshme”.
Matt i shpjegoi se çfarë po bënte dhe më pas diçka e pabesueshme ndodhi.
Ai e ftoi të panjohurën për të dalë. “Për habinë time ajo tha po. Dy vjet më vonë ajo tha sërish po kur i kërkova që të bëhej gruaja ime”.
Dhe po, çifti janë ende bashkë dhe jo vetëm që janë të martuar e të lumtur, por janë bërë edhe prindër. Kështu që asnjëherë mos e humbisni shpresën, nuk i dihet kurrë se ku mund ta takoni njeriun e jetës…
Matt, ose Sixth Form Poet, është një personazh mjaft i njohur në Twitter dhe historinë e tij e bëri publike në rrjetin social.