Nè burg, sipas rradhès, more Lulush!
Luli ligjëron,
del përditë dhe flet,
na tregon-në burg,
kush duhet të jetë!
Dhe ne s’jemi kundra,
o Luli gjyqtari,
por ti nis nga fundi,
nuk nis nga i pari?!
Edhe për në burg,
meqë erdhi fjala,
i pari të parëve,
duhet të qe Sala!
Dhe pastaj në listë,
vjen numri Dy,
atë me meritë,
e ke kapur ti!
Tek Treshi aspak,
fraza nuk na ngeci,
duhet me patjetër,
të ishte Gërdeci!
S’i përmendim dot,
që të gjithë mizorët,
këtu po radhitim,
vetëm kryesorët!
Vetëm kryesorët,
more bythë e zgjuar,
se krimet e tyre,
janë të provuar!
Në Rrugën e Kombit,
dihet vjedhja jote,
miliarda lekë,
i trete zotrote!
Pastaj të provuar,
kemi dhe Janarin,
kur bëre hatanë,
me atë të parin!
Po si nuk ke turp,
ti-more Lulush,
që del përshëndet,
Legjendën Ramush!
Po ç’lidhje ke ti,
me atë Burrë të Fortë,
që ju shmange gjyqit,
duke marrë raport!
Po të them sërish,
si s’ke turp-o lumë,
Ramush Haradinaj,
është tjetër brumë!
Ti përpara tij,
je vetëm një Hiç,
se je në karrige,
ngjitur me mastiç!
Ai plot dy herë,
ka lënë qeverinë,
e ti s’ke guxuar,
të lësh as partinë!
Për disa akuza,
sot ti po hetohesh,
por rri Kryetar,
kurrë s’dorëzohesh!
Ti që je zenithi,
i negativitetit,
kërkon të na bëhesh,
dhe i pari i shtetit!
Në kètë mjedis,
nuk ke dhe shumë faj,
po krimet e tua,
s’harrohen kollaj!
Akuzat-Ramushit,
tani s’i janë ngritur,
se dhe ti ke dorë,
për t’i përgatitur!
Puna në Kosovë,
nuk të është harruar,
kundër UÇK-së,
me zell ke punuar!
Para se të hapësh,
zullum edhe zgjyrë,
veten e llakosur,
shiko në pasqyrë!
Nise pra nga vetja,
pastro emrin tënd,
pastaj për të tjerët,
mund të japësh mënd!
A.DUKA