Luli nuk bën dot gol, edhe po t’i lësh portën bosh”.
Erion Veliaj thotë se opozita po proteston vetëm se nuk fiton dot në zgjedhjet.
Në Opinion ai ka thënë se kryeministri po iu lutet për të bërë kodin zgjedhor si ata duan, por opozita refuzon sepse ata nuk fitojnë dot.
Veliaj: Lul Basha humbi 2015, humbi 2017, do të humbë 2019. Për të shmangur një fatalizëm, sepse me të rraf tre herë është me të hedh tuç Edi Rama. Prandaj thotë më mirë prish lojën.
Fevziu: Po të donte të bënte Pazar, e bënte më mirë me ju.
Veliaj: Ai e bëri, mori gjysmën e qeverisë. Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë 1000 hetime për zgjedhjen e Trump, një autobus ikën nga një shtet në tjetër, dikush me ngjyrë paragjykohet etj. Por ky autobusi me 50 zezakë nga Nju Jorku në Nju Xhersi, e ndryshoi rezultatin? Nëse ju më thoni që një familje me tre veta ndryshon 300,000 vota… Ama kush vjedh vota të shkojë në burg, por ama punët të vazhdojnë. Në rastin e Fierit, u dënuan pesë veta, unë them duhet të ishin dënuar 500. Di të them këtë, nga koha ime në opozitë, ne të na bënte ofertë Sali Berisha siç bën sot Edi
Rama, që shkruani çfarë të doni për Kodin Penal… Edi Rama ka dhënë një fletë të bardhë, ka thënë shkruani çfarë të doni. Por Luli nuk fiton dot.
Fevziu: Edhe Basha thotë që Rama nuk fiton dot po nuk vodhi vota.
Veliaj: Po cilat vota? Ai ka tre herë që humbet. Të shkojnë në kokërr të burgut, nuk ma ndjen, unë nuk rri as me laca, as me rrugaçë. Po të na e bënte Sali Berisha këtë ofertë po të ishim ne në opozitë, ne do ta quanim ditë të bekuar. Ne me katër të vrarë u futëm në zgjedhje./Opinion.al