Sipas karakteristikave të shenjës suaj mësoni se cila është lulja më e përshtatshme për ju.
Dashi
Dashi është shenjë zjarri dhe të lindurit në këtë shenjë janë kurajozë, me iniciativa, gjithmonë në kërkim të stimujve të rinj, origjinalë, krijues dhe spontanë. Ata e mbrojnë zemrën e tyre të butë nga frika e vuajtjeve. Ata shfaqen më të guximshëm se sa janë në të vërtetë. Adhurojnë të shfaqin aftësitë dhe fitoret e tyre. Preferojnë të jenë ata lider sesa të udhëhiqen nga të tjerët. Lulja më e përshtatshme për të lindurit në shenjën e Dashit është dafodili i verdhë.
Demi
Pasionantë, përtacë, posesivë dhe sensualë: Të lindurit në shenjën e Demit nuk kënaqen lehtë, sepse nëse nga njëra anë ndjejnë lidhjen me Tokën, nga ata tjetër vuajnë influencën e Venusit, kjo gjë i bën të lidhen me vende dhe me njerëz, por edhe të jenë kokëfortë dhe të vendosur deri në ngurtësi.
Në përgjithësi janë njerëz pak mendjemëdhenj, por kur zgjedhin dikë dinë të jenë shumë besnikë. Lulja e tyre ideale është trëndafili, që përfaqëson ëmbëlsinë e tyre të mbyllur midis gjembave. Trëndafili është një bimë e vështirë për t’u kujdesur dhe mund ta shpojë atë që kërkon ta këpusë. Për këtë është një bimë me vlerë dhe unike.
Binjakët
Janë shenjë e ajrit dhe janë të lidhur me mendimin, intelektin dhe njohjen. Binjakët kanë karakter të dyfishtë, sikur të kishin një shpirt të ndarë. Janë racionalë dhe emocionues, ndryshim dhe stabilitet, petale dhe gjemba. Janë të komunikueshëm, kreativë, por në të njëjtën kohë kërkojnë te të tjerët stabilitet e qetësi. Binjakët janë lider të mirë edhe pse i kanë idetë të ngatërruara. Lulja që u përshtatet është kokoceli i kaltër, simbol i qetësisë dhe zambaku që përfaqëson elegancën dhe forcën, por edhe ftohtësinë dhe vëmendjen.
Gaforrja
Gaforrja është shenjë uji nën ndikimin e hënës. Të lindurit në këtë shenjë konsiderohen si ëndërrimtarë, abstraktë, të përhumbur nëpër ëndrra, frikacakë për të dalë nga guacka e tyre. Ata janë romantikë dhe përpiqen të jetojnë në një dimension të qetë dhe të dobët. Shpeshherë bien në pesimizëm në vend që të luftojnë për çështje që ja vlejnë. Lulet e tyre të fatit janë lulebora që simbolizon ftohtësinë, bimë që e duan edhe hijen edhe diellin, edhe lagështirën edhe thatësirën.
Luani
Shenjë e zjarrit e cila sundohet nga Dielli. Luani ka të gjitha karakteristikat “reale” të zodiakut : është një lider natyral, i fortë dhe kryeneç, rrëmbehet nga zemërimi, por edhe dominon të tjerët. Të lindurit në këtë shënjë janë shpirtmëdhenj, kurajozë, besnikë dhe bujarë, duke marrë shpeshherë edhe rrezikun mbi supe, ata shfaqen edhe egoistë. Lulja simbol e të lindurve në shenjën e Luanit është luledielli, lulja që u korrespondon planetit të tyre dominues, Diellit.
Virgjëresha
Është shenjë e Tokës, shenja më e arsyeshme, që dëshiron ta ketë çdo gjë nën kontroll. Të lindurit në këtë shenjë janë mbretër të rregullit dhe transparencës, ata nuk bëjnë komplimente, por dinë të vlerësojnë personat besnikë. Lulja e tyre e fatit është gardenia, simbol i pastërtisë dhe sinqeritetit, por edhe zambaku që përmban në vetvete besnikëri dhe fisnikëri.
Peshorja
Peshorja është një shenjë ajri e cila dominohet nga Venusi. Ekuilibri dhe bukuria janë dy fjalët që i karakterizojnë më shumë të lindurit në këtë shenjë. Pavarësisht përpjekjes për kompromis dhe të shfaqurit diplomatic, personat e shenjës së Peshores kanë dëshirë të gjejnë ekuilibër në të gjitha situatat, urrejnë konfliktet dhe padrejtësitë. Ata dashurojnë pafundësisht gjithçka që është e lidhur me bukurinë dhe harmoninë. Lulet e tyre janë zymbyli dhe irisi, që përfaqësojnë vullnetin e tyre në dashuri dhe të qenit elegant.
Akrepi
Kush ka lindur në shenjën e akrepit sigurisht nuk i mungon hijeshia dhe një aureolë misteri që rrethon të shkuarën, duke e bërë karakterin e tyre më të parezistueshëm. Midis të gjitha shenjave të zodiakut akrepi është më sensuali dhe gjithashtu ka defektin të bëhet shpejt viktimë e xhelozisë. Pasioni bën dallimin në dashuri dhe mund të transformohet në një zjarr të vërtetë kur bëhët fjalë të përgjigjet ndaj ofendimeve, gjë që nuk ndodh rrallë, duke pasur parasysh që të lindurit në këtë shenjë janë shumë të ndjeshëm. Misteri dhe sensualiteti përfaqësohen më së miri si nga orkidea.
Shigjetari
Të lindurit në këtë shenjë karakterizohen nga optimizmi Adhurojnë të rrethohen nga miqtë, të udhëtojnë dhe të zbulojnë vende të reja ku mund të kënaqin kuriozitetin e tyre. Rezulton e vështirë për të mos thënë e pamundur të rrëmbesh zemrën e një shigjetari që edhe në dashuri dëshiron të hidhet në aventura të panjohura dhe në njohje të reja. Lulet e kësaj shenje janë karafili i kuq simbol i fisnikërisë, por edhe i pasionit me të cilin shigjetari jeton jetën e tij.
Bricjapi
Të vendosur si askush tjetër të lindurit në shenjën e Bricjapit dallohen për përkushtimin dhe vendosmërinë që kanë për të arritur objektivat. Shpeshherë mund të duken si robër dhe të nënshtruar, por paraqitja gënjen, sepse në realitet janë shumë të sigurtë në vetvete. Në dashuri ata lëshohen komplet në kënaqësinë e të jetuarit në çift. Lulja e tyre është lulëkuqja, symbol i fuqisë që kërkojnë në punë dhe i besnikërisë, element që karakterizon jetën e tyre private.
Ujori
Ujori është shenja më antikonfromiste e horoskopit: të lindurit në këtë shenjë adhurojnë të shkojnë në kundërshtim me rrymën dhe të harrojnë çdo rregull, sepse ata janë shpirt I lirë. Shumë altruist për shoqërinë por në dashuri herë pas here nuk janë besnikë. Në raportin në çift fiton dëshira e tyre për liri dhe pretendojnë të ndryshojnë ide si dhe kur të duan. Lulja e kësaj shenje janë mëllaga, simbol i miqësisë.
Peshqit
Peshqit janë një ndër shenjat më krijuese të gjithë zodiakut. Arti rrjedh në venat e tyre dhe kjo karakteristikë provokon shpesh një “luftë” kundër botës së brendshme që jo gjithmonë kupton atë të jashtmen. Të paqëndrueshëm dhe shpesh në mëdyshje të lindurit në këtë shenjë adhurojnë që çdo gjë ta shohin në një këndvështim tjetër, Peshqit janë ëndërrimtarë me sy hapur, besojnë pafundësisht në dashurinë e përjetshme. Lulja e tyre me fat është peonia (lulegjaku) e cila me delikatesën e saj simbolizon zemërgjerësinë, reflektimin, meditimin, por dhe fiton mbi frikërat e tyre të fshehta.