Lulja që shëron shumë sëmundje

Me Lulen e Akilit mund të kurohen sëmundje të shumta, duke filluar nga sëmundjet nervore, të zemrës e deri te variçet.

Lulja e Akilit (apo bari mijëfletësh ose barnozela) gjendet kudo nëpër vendin tonë.

Përmes saj mund të kurohen sëmundje të shumta, duke filluar nga sëmundjet nervore, të zemrës e deri tek variçet.

Ajo është e njohur në Evropë që prej 5000 vjetësh, në Azi e deri në Lindjen e Largme.

Emri i bimës “Akili” vjen nga heroi i mitologjisë greke Akili që vetë dhe ushtria e tij mjekon plagët e luftës me efikasitet të lartë, prandja bima quhet edhe bima ushtar.

Gatesat e bimës së akilit (barnozela) tregojnë një veprim qetësues-sedativ mbi sistemin nervor qendror (SNQ) dhe shfrytëzohen edhe me sëmundjet me hiper ekcitabilitet të SNQ, në: asteni-distoni-neurasteni-histeri etj.

Loading...