Luljeta Bozo: Si deputete do përmirësoj gjendjen e pensionistëve dhe fushën e kërkimit shkencor

Luljeta Bozo ka bërë prezantimin e saj si deputete, në videon që kryeministri Rama ka publikuar në Facebook-un e tij. Inxhinierja ka treguar për ambicien e saj si deputete, ndërsa tregon prioritetet e saj.
“Për moshën që kam them se kam akoma për të përmirësuar gjendjen e pensionistëve dhe për ti aktivizuar në disa probleme shoqërore ku do ta ndiejnë veten shumë mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë. Fusha e dytë që kam prioritet është fusha e kërkimit shkencor kjo do të jetë e bashkangjitur me zhvillimin e arsmimit të lartë se smund të zhvillohet arsimi pa kërkim shkencor”, tha Bozo.

Loading...