E ftuara e kësaj mbrëmje në emisionin “Expuls” me Ronaldo Sharkën ka qenë ish-konkurrentja e “Përputhen”, Luli.
Që prej daljes së parë ne ekran Luli është etikuar si një ndër femrat të cilat nuk e “çan kokën” për asgjë dhe i thotë të gjitha gjërat ashtu si ajo i mendon, pa dorashka.
E pyetur nga gazetari se kush nga dy figurat politike më të rëndësishme në vend, Edi apo Luli është më tërheqës.
Pa hezituar ajo zgjodhi kryeministrin, pasi sipas Lulit është më seksi dhe burrë, ndërsa kreu i PD-së tepër i urtë.
“Lul Basha është i bukur, i sjellshëm, por është i urtë. Ndërsa, Edi ta than petën, Edi është dy metër burrë, se*si, vishet bukur. Luli është i urtë, i sjellshëm, por robi do e të bërtasë, të jetë burrë”, tha ajo.