Luljeta rrëfen vështirësitë nga mungesa e një fëmije: ‘I thoshin ç’e do atë shterpë?!’

Luljeta edhe pse kishte vite e martuar nuk po bënte dot fëmijë, ndaj këtë nder ka ka kërkuar motrës së saj binjake Bukurisë. Kjo e fundit ka premtuar se do ia realizojë këtë ëndërr, por pasi vitet kaluan, premtimi nuk u mbajt. Kjo ka qenë edhe arsyeja se përse dy motrat u përballën në rubrikën e “E Diela Shqiptare”, “Shihemi në Gjyq”.

Luljeta ka treguar se mos mbajtja e premtimit i ka kushtuar shumë asaj pasi tani ka konflikte me bashkëshortin e rrezikon edhe të ndahen. Po ashtu ajo tregon se ka qarë çdo natë për mungesën e një fëmije pasi njerëzit e bashkëshortit i thoshin të ndahej, pasi ajo ishte “shterpë”.

Në seancën e ndërmjetësimit ka marrë pjesë edhe bashkëshorti i Luljetës, Fatmiri, i cili konfliktohet me Bukurien duke i thënë se ajo i ka mbajtur me gënjeshtra.

Bukuria: Po çfarë premtimi thua o motër, sikur kam gjë në dorë vetë unë?! Çfarë jam unë, fabrikë?

Fatmir: Ajo na ka premtuar ne.

Bukuria: Pusho ti mbylle gojën mos ndërhy ti fare.

Fatmir: Ti na ke premtuar ne dhe na ke mbajtur me gënjeshtra. Prandaj përballu aty çfarë të thotë ajo.

Bukuria: Ti ke një tufë nga njerëzit e tu, s’ke punë fare. Edhe kjo plot njerëz të tjerë ka, pse pikërisht te unë?!

Bukuria: Luljeta tregon se mungesën e një fëmije ajo e ka vuajtur gjithmonë sidomos nga njerëzit e bashkëshortit.

Luljeta: Ka punë se po shkojmë drejt ndarjes, mirë që nuk kemi pasur dhe kemi vuajtur një jetë. Nga njerëzit e tij, gjithmonë më kanë shkelur me këmbë se i thoshin “ç’e do atë shterpë në shtëpi kot?

Bukuria: Njeriu kur e kupton që nuk po bëhej gjë duhet të vije të thonë, motër si është halli?

Eni Çobani: Kush të drejtohej me këtë gjuhë Luljeta?

Luljeta: Të gjithë njerëzit e burrit, i kanë thënë gjithmonë ç’e do atë shterpë që mban në shtëpi, kur nuk bën fëmijë e gjë? Unë qaja çdo natë.

Bukuria: Përderisa më solle mua këtu shumë mirë ta kanë bërë. Ashtu e meriton.

Eni Çobani: Nuk flitet kështu Bukurie.

Luljeta: Po ti je nënë vetë e duhet ta kuptosh se unë kam pasur dëshirë si të gjitha nënat të bëhem me fëmijë.

Bukuria: Ashtu të rrish! Nuk je e pafajshme ti se me ke ndarë me të gjithë. Të më ndash e me fëmijët.

Luljeta: Atë e ke pak ti.

Eni Çobani: I ke premtuar apo s’i ke premtuar?

Bukuria: Zonja Eni ai ka qenë një premtim kështu, po e bëra mirë, po s’e bëra mirë. Unë nuk kam gjë në dorë vetë, nuk jam fabrikë./tvklan.al

Loading...