Lulzim Basha: “Bashkimi i shqiptarëve me opozitën ka tmerruar Edi Ramën dhe oligarkët pranë tij”

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marrëveshje me Edi Ramën.

Kreu demokrat përsëriti se ai nuk do të bëjë kurrë pazare me të dhe se largimi nga posti i kryeministrit i Edi Rames është kusht i pengociueshme.

“Nuk ka kompromis me të keqen. Nuk ka Pazar me Edi Ramën.

Këtu nga kjo sallë, 4 muaj më parë u zotova se nëse ligji për vettingun e politikanëve nuk do të miratohej, opozita do të bënte hapin përfundimtar dhe do ti bindej sobvranit për të djegur mandatet.

Kjo ndodhi! Këtu nga kjo sallë ju them sonte: Pazar me Edi Ramën kurrë më. Largimi I tij është i panegociueshëm për ti hapur rrugë vullnetit popullor dhe garës së ndershme, zgjedhjeve të lira”, deklaroi Basha.

Në fund, ai shtoi se bashkimi i shqiptarëve me opozitën ka tmerruar Edi Ramën dhe oligarkët pranë tij, të cilët i quajti me termin ‘grabitqarë’.

Loading...