Ai shprehet se shqiptarët nuk do të pranojnë më zgjedhje false të kryeministrit të kapur në krim.
“Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa!
Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar.
Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim.
Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria si Evropa”, shprehet ai.
Loading...