Kryetari i opozites Lulzim Basha ka publikuar nje liber ne hyrje te fushates elektorale per zgjedhjet e 25 prillit.
Ngjashem me Kurbanin e Edi Rames, Basha vjen ne kete liber me nje rrefim per veten, per opoziten dhe raportin me politiken.
Misioni im quhet libri i kryeopozitarit qe botohet ne kohe fushate ne te njejten kohe me perpjekjet e Bashes per ta zgjeruar PR e tij jo vetem me daljet ne median tradicionale por edhe me “risite” ne rrjetet sociale permes postimeve te bera kryesisht nga bashkeshortja Aurela Basha.
Kjo e fundit e ka prezantuar Bashen ne ambiente familjare, duke i lexuar vajzes nje liber para gjumit apo duke gatuar e duke i dhene makines, ne skena qe qytetaret nuk e kishin njohru me pare kreun e opozites.
Mbetet te shikohet ne vazhdim efekti i kesaj strategjie, citon lajmifundit.al.
“Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve.
Në të qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të institucioneve më të rëndësishme shtetërore, kërcënimit të medias, mercenarizimit të administratës dhe formave të tjera të presionit politik; idetë mbi ndryshimin e sjelljes politike e të kthimit të mjedisit politik e publik në qetësinë dhe normalitetin europian; thirrjen për të bashkuar ëndrrat dhe dëshirat e çdo shqiptari për një rimëkëmbje të vërtetë kombëtare: ekonomike, kulturore, shpirtërore, me po atë forcën ndryshuese që shpesh shqiptarët kanë treguar se dinë të bëjnë.
Lidhjet e tij familjare e personale me Kosovën, i japin këtij traktati një frymë kombëtare dhe shpjegojnë idetë e tij se si duhet t’i qasemi çështjes kombëtare, jashtë nacionalizmit të zbrazur e për t’i kthyer shqiptarët në kontribuuesit e vyer në rajon dhe në Europë”, thuhet në mesazhin në libër.