Lulzim Basha: “Djegia e mandateve është hapi më moral, politik dhe legjitim”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me strukturat në Vlorë ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestën më 13 prill, ndërsa u shpreh se largimi i kryeministrit Rama është një kusht i panegociueshëm i PD.

Basha, theksoi se partia që ai drejton ka zgjedhur të dalë nga “strofka politike e krimit” e të qëndrojë në krahun e qytetarëve të thjeshtë.

“Ky popull, nën këtë Zot, dhe nën lidershipin e opozitës së bashkuar, me në krye Partinë Demokratike të Shqipërisë, nuk do të pranojë më asgjë më pak se standardet evropiane të demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe të drejtësisë evropiane.

Ne kemi dalë nga strofka politike e krimit, ne jemi sot e gjithë ditën, deri në fitoren e kësaj beteje, në krahun e qytetarëve të thjeshtë e të lirë të këtij vendi.

Më lejoni të them këtu para jush, qartë e prerë, se nuk ka, as nuk ka për të patur asnjë çedim nga objektivat e Partisë Demokratike të sanksionuara nga djegia e mandateve.

Djegia e mandateve është hapi më moral, politik dhe legjitim.

Nuk ka kompromis dhe dialog me Edi Ramën.

Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar”, u shpreh Basha.

Loading...