I ftuar në “News 24” Basha u shpreh se ky është një dështim i përsëritur i Edi Ramës.
Sipas Bashës opozita është angazhuar maksimalisht për integrimin e vendit dhe zgjidhjen e krizë siç është dhe Reforma Zgjedhore.
“E rëndësishme është që Shëipërisë i janë shtuar kushtet dhe ky dështim ka firmën dhe vulën e Edi Ramës. Shqipëria po ecën prapa.”
I pyetur se çfarë angazhimi ka pater opozita që Shqipërisë ti hapen negociatat, Basha u shpreh se opozita ka propozuar një plan masash siç është dhe Reforma Zgjedhore.
“9 kushtet e bgudestagut përbëjnë një udhërrëfyes për daljen e vendit nga kriza që vendi të avancojë në rrugën drejt BE.
Ne si opozitë nuk mund ta lejmë vendin në duart e një njëriu që ka dështuar. Në raport me BE ky është një dështim i përsëritur i Edi Ramës. Opozita ka propozuar një plan masash për nxjerrjen e vendit nga kriza siç është dhe Reforma Zgjedhore.”, u shpreh Basha.