Lulzim Basha fyen OSBE-në: Nuk më interesojnë deklaratat tuaja

Pas përfundimit të mbeldhje me delegacionin e BE në Tiranë, Lulzim Basha është pyetur lidhur me deklaratat e ndërkombëtarëve mbi protestën e opozitës të mbajtur një ditë më parë.

“Unë kurrë nuk do të komentoj deklaratat e askujt sepse kam një punë shumë më të rëndësishme për qytetarët shqiptarë. Nuk më intereson fare se çfarë kuptohet mes rreshtave, poshtë dhe sipër tavolinës.

Edhe një herë, unë nuk merrem me komente dhe deklarata të misioneve të huaja. Me durim do t’ju shpjegojmë se përqasja stabilitet mbi demokracinë ka dështuar se sot në Shqipëri nuk ka as demokraci dhe as stabilitet dhe se kjo ka vendosur një autoktrat të lidhur me Niçet e krimi”, tha Basha.

Më herët edhe ish-deputeti demokrat, Flamur Noka reagoi kundër deklaratës së OSBE-së, duke e quajtur atë zyrë shtypi të Ramës./Shqiptarja

Loading...