Lulzim Basha: ‘Ju tregoj çfarë do bëja po të isha sot kryeministër’

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka treguar se çfarë do bënte ai nëse do të ishte kryeministër.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Basha masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19 do të ishin marrë shumë më herët, e tha se nëse ai do ishte në krye të qeverisë do të bënte 1500 testime në ditë.

“Do nisja që ditën e nesërme të paktën 1500 testime në ditë, një strategji ku shqiptarët do të testoheshin pasivisht, transparencë reale të shifrave të të infektuarve dhe jo gënjeshtra. Kjo do na tregonte gjendjen reale…

Do pajisja të gjithë sistemin shëndetësorë me mjaftueshëm pajisje, pavarësisht kostove.

Testet për imunitetin afatshkurtër afatgjatë.

Urgjentisht marrjen e masave për pandeminë më të madhe që po na zë, ajo ekonomike.

Nëse këto masa do nisin kur i kërkuam ne, sot një pjesë e bizneseve do operonin pa riskt, pa çoroditje siç janë sot.

Me mua do kishte një paketë ekonomike më të madhe se ajo e Kosovës”, u shpreh Basha.

Loading...