Lulzim Basha: “Koha për fjalët po mbaron.Në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani”

Kryetari i PD ka mbyllur protestën e radhës të opozitës të mbajtur më 2 qershor në Tiranë.

Gjatë fjalës në oborrin e PD, para militantëve demokratë, Basha ka thënë se Edi Rama duhet të largohet për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira.

“Koha e fjalëve ka mbaruar, largohu ose përndryshe përgjigjen do ta marrësh në protestën e radhës.

Koha e fjalëve ka mbaruar dhe tani radhën e kanë veprat”, tha Basha.

“Koha për fjalët po mbaron. Në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani”, deklaroi kreu i PD.

Loading...