Lulzim Basha: “Krimi është bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli nga Shkodra për ngjarjet kriminale në qytetin verior. Duke akuzuar policinë si të politizuar, Basha deklaroi se shumë shpejt Edi Rama do të përfundojë në burg.

Basha tha se kriminelët e arrestuar po mundohen komunikojnë në telefon me Ramën, duke shtuar se së shpejti do ta çojnë në qeli.

“Ata harruan se ka një PD, e vendosur për të qëndruar në krah të Shkodrës, njëlloj si Shkodra ka qëndruar në krah të partisë. Krimi është bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, për të qendruar në pushtet. Askush më mirë se shkodranët nuk e di këtë.

Disa prej këtyre kriminelëve janë prapa hekurave dhe vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të drejtuar punët e tyrë të pista nga burgu, për të komunikuar me ramën. Por atyre u themi: mos u mundoni shumë për t’u lidhur në telefon me Edi Ramën. Së shpejti do t’ua sjellim Edi Ramën aty ku jeni ju, bashkë më kriminelët e tjerë në pushtet.

Beteja që ka nisur nuk do të njohë gjunjëzimin e Shkodrës. Krimi nuk do ta gjunjëzojë Shqipërinë. Liria dhe demokracia janë frymëzimi ynë. Çlirimi i Shqipërisë nga qeveria e lidhur me krimin është misioni ynë për të realizuar endrrën Shqipëria si gjithë Europa.

Beteja e nisur javë më parë ka përmbysur realitetin politik. Sot 11 javë më vonë nga djegia e mandateve e gjithë opozita e bashkuar është në krahun tuaj për këtë betejë pa kthim”, deklaroi Basha.

Loading...