Lulzim Basha ndërhyn live në emision, Rama: O artist, ik fli gjumë. Kreu i PD: Je hajdut!

Kryetari i PD Lulzim Basha ka ndërhyrë live në emisionin “Opinion”. Basha ” tha se Edi Rama ka shkatërruar bizneset e ka rrënuar ekonominë, ndërsa e cilësoi hajdut.

Rama nga ana e tij u shpreh se Basha duhet të shkojë të flejë gjumë e përballja do shihet në zgjedhje.
Pjesë nga debati:

Fevziu: Kryeministri ka cituar një kontratë të paekzekutuar tuajën për plehrat në Bashkinë e Tiranës, e cila kishte një kosto më të lartë sesa kjo e sotmja.

Basha: E gjithë ajo çfarë ka thënë është grumbull gënjeshtrash. E vërteta është si vijon:

Në vitin 2011, Rama bëri një memorandum mirëkuptimi me Bankën Botërore dhe IFC për të hartuar një studim për plehrat e Tiranës.

Në 2011 pasi u largua nga Bashkia nën drejtimin tim autorizova një studim fizibiliteti, me bashkëpagesë nga Banka Botërore dhe nga Bashkia e Tiranës, që Sharra e lënë në mjerim për 11 vite nga Rama, të kishte një trajtim sa më dinjitoz për qytetarët e Tiranës.

Fevziu: Ishte studim apo ishte propozim i juaji që ia kërkuat qeverisë të miratohet?

Basha: Studimi i fizibilitetit i harruar nga specialistë të Bankës Botërore dhe jo nga anëtarët e Bandës së Lushnjes, jo nga Mërtiri që bashkë me Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn janë pronarë të inceneratorëve, por nga Banka Botërore studimi i fizibilitetit krijonte mundësinë për arritjen e tre objektivave të Bashkisë Tiranë.

Brenda viti të parë të gjithë kontenierët e plehrave, brenda unazës së vogël të Tiranës të futeshin nën tokë. Brenda tre viteve të gjithë kontenierët e plehrave në të gjithë Bashkinë e Tiranës të futeshin në tokë. Qytetarët të mos paguanin asnjë qindarkë më shumë për taksën e pastrimit dhe atë taksë Tirana do të kishte kontenierë nën tokë dhe një trajtim në landfillin e Sharrës në praktikë, me praktika europiane.

Rama: E artist, e artist (qesh). Po kush do t’i paguante ato Vebiu? O Lul, me Vebiun do ti paguaje ato.

Basha: I ke aty të gjitha. Ti kishe bërë në plan këtë që bëre. Ti theve një marrëveshje me qeverinë gjermane prej 2 milion eurosh të taksapaguesve gjermane, që kishte këshilluar se Shqipëria nuk ka nevojë për inceneratorë.

Fevziu: A ka qenë çmimi 30 euro për ton pa TVSH?

Basha: Ajo është një memo.

Rama: Nuk është memo ajo. Ajo është raporti i grupit.

Basha: Mos gënje nuk është ai raporti i grupit. Ti tregoji shqiptarëve se pse kur as taksapaguesit e Tiranës dhe as ata shqiptarët nuk do paguanin asnjë lek dhe Tirana do kishte kontenierët në tokë pse i vure shkelmin studimit të Bankës Botërore?

Sot që po flasim i keni marrë 75 milion euro shqiptarëve, për tre inceneratorë, me një pronarë që i ka regjistruar me kompani guaska jashtë shtetit, me një pronar me precedentë penalë, anëtarë të bandës së Lushnjës, këtë tregoju shqiptarëve ti.

Rama: Ik o Lul fli, shko fli shko. Fli vëlla o Lul.

Basha: Sot kjo shfaqje e shëmtuar konfirmon hajdutërinë, konfirmon gënjeshtrat nga fillimi deri në fund të të parit të qeverisë edhe për disa muaj dhe më e zeza e të zezave është që këto miliona euro sot i mungojmë shqiptarëve që kanë humbur vendin e punës, pensionistëve që u thotë ky ver maskën se do të vë gjobë.

Rama: Lul, fli vëlla. Fli gjumë të ëmbël, Fevzi na e hiq të lutem të flejë ai edhe ne të vazhdojmë bisedën. Ose po iki unë. Të flejë gjumë se nuk i bën mirë të rrijë zgjuar kaq vonë, nuk e di pse rri zgjuar kaq vonë se ai fle zakonisht. Fli Lul fli.

O Fevzi mos na e banalizo tani se do iki fare. Mbylle mos na e banalizo dhe mos na bëj sherr kot këtu. Lul fli zemër, fli. Fli artist, fli gjumë.

Loading...