Lulzim Basha: “Orët e bandës po numërohen mbrapsht. Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë e qartë zgjedhje me Ramën nuk do të ketë”

Kreu i PD–së Lulzim Basha ritheksoi dhe njëherë qartë qëndrimin e opozitës se zgjedhje ne Edi Ramën në krye të qeverisë nuk do të ketë.

“Orët e bandës po numërohen mbrapsht.

Kush nuk e ka kuptuar le ta kuptojë mirë e qartë zgjedhje me Ramën nuk do të ketë, pakt me Moduron e Ballkanit nuk do të ketë.

Kjo qëndrese ka nisur për ti kthyer qeverisjen cdo shqiptari e nuk do ndalet derisa ta bejë realitet.

Askush në këtë protestë, nuk është këtu për karrige për pushtet e aq më pak për pazare, por për t’ dhënë fund pazareve në kurriz të popullit”, kështu deklaroi nga Selia Blu Lulzim Basha në mbyllje të protestës së 7-të të opozitës.

Opozita protestoi edhe sot për rreth 3 orë përpara Kuvendit, ndërsa nuk munguan as momentet e tensionit mes protestuesve dhe punonjësve të policisë. Në mesin e qytetarëve pati disa persona të lëduar, të cilët u dërguan me urgjencë drejt spitalit.

Basha dhe Kryemadhi në fjalën e tyre para qytetarëve deklaruan se protestat do të jenë të pandalshme, deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

Nga ana tjetër në Kuvend u bëtuan dhe dy deputetë të rinj nga ana e PD-së që ishin Adriatik Alimadhi dhe Arben Elezi.

Në rendin e ditës po diskutohet lidhur me Vetingun në Polici, ndërsa kryeministri Rama ka qëndruar në heshtje derimë tani dhe nuk ka marrë fjalën.

Loading...