Lulzim Basha: “Pa ndëshkimin e atyre që vodhën votën në 2017 dhe largimin e Edi Ramës nuk do të ketë zgjedhje lokale”

Kreu i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Gjermani ku ka zhvilluar takime të shumta.

Duke folur për DW, Basha është shprehur edhe për zgjedhjet lokale.

Sipas tij, pa ndëshkimin e atyre që vodhën votën në 2017 dhe largimin e Edi Ramës nuk do të ketë zgjedhje lokale.

“Çështja e zgjedhjeve lokale zgjidhet, vetëm pasi të ndëshkohen ata që janë kapur në vjedhje në zgjedhjet e kaluara.

Pa u kapur, ndëshkuar pa marrë fund ky model, i bashkëpunimit të hapur mes krimit dhe qeverisjes, as që nuk bëhet fjalë për normalitet apo zgjedhje të tjera.” tha ai.

Loading...