Lulzim Basha, me pretekstin se shqiptarët janë të varfër, ka thirrur një protestë ditën e nesërme nga e cila shpreson që të vijë në pushtet nëpërmjet dhunës dhe kaosit.
Por, ajo që është interesante dhe ironike në këtë histori, (përtej faktit që Basha ka qenë 3 herë ministër dhe një herë kryebashkiak i Tiranës, në të cilat ka patur skandale që nga Rruga e Kombit te çështja e detit me Greqinë apo lirimin e një krimineli në Elbasan për të cilin foli edhe SHBA) është se ndërkohë që Basha flet për shqiptarët dhe varfërinë e tyre, ai vetë për fëmijët e tij shpenzon plot 44 mijë dollarë në vit për t’i arsimuar në Tiranë.
Dy fëmijët e Lulzim Bashës studiojnë në një shkollë në periferi të Tiranës, ku viti shkollor nga klasa e parë e lart është plot 22 mijë dollarë.
Të dy fëmijët e Lulzim Bashës studiojnë në këtë shkollë dhe ai paguan në vit, vetëm për arsimimin e fëmijëve plot 44 mijë dollarë, ndërkohë që qan hallin e familjeve shqiptare.
Por jo vetëm kaq. Po në të njëjtën shkollë ka studiuar edhe Desara Malltezi, supermbesa e Sali Berishës (vajza e madhe e Argita Berishës), duke shpenzuar qindra mijëra dollarë. Për një familje normale shqiptare ato janë shumë kolosale që duhen vite për ti mbledhur, ndërsa për Lulzim Bashën e Sali Berishën, janë hiçgjë.
Lulzim Basha ka qenë ministër Transportesh, ministër i Jashtëm dhe ministër i Brendshëm në qeverinë ‘Berisha’ gjatë periudhës 2005-2011, e më pas kryetar i Bashkisë Tiranë për 4 vjet.
Mjafton kaq për të kuptuar se Lulzim Basha kërkon që nesër të protestohet për të riardhur ai në pushtet.
Ndërsa për super mbesën e Berishës, nuk duhet shumë mund për të kuptuar nga është burimi i të ardhurave.
Mesa duket pushteti iu ka lezetuar Berishës e Bashës, e sot po kërkojnë të përdorin sërish shqiptarët duke i thirrur në protestë, për të ardhur sërish ata në pushtet./ Lexo.al